Berisha prezanton Sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD

Kryetari i PD, Sali Berisha prezanton Enri Cenon, Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike.

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në përputhje me statutin e PD, emërohet nga kryetari.

“Enri Ceno është një politikan i ri, i diplomuar për drejtësi, që ka një master në Londër për marrëdhënie ndërkombëtare dhe biznes dhe një seri specializimesh dhe kualifikimesh kryesisht në SHBA, në fusha të ndryshme politike”, tha Berisha këtë të Hënë në një deklaratë për mediat.

“Shpreh bindjen më të madhe duke e emëruar në këtë funksion, se zoti Ceno do përmbushë me dinjitet të plotë këtë detyrë shumë të rëndësishme për PD-në”, shtoi ai.

Read Previous

Detaje të reja/ Si u manipulua kontejneri me banane në portin e Durrësit

Read Next

Amnistia Fiskale/ Berisha: Rama të tërhiqet, të mos provokojë BE-në