Amnistia Fiskale/ Berisha: Rama të tërhiqet, të mos provokojë BE-në

Kryetari demokrat, Sali Berisha, i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të mos provokojë Bashkimin Europian dhe partnerët e tjerë me amnistinë e parave kriminale.

“Unë jam këtu gjithashtu për t’i kërkuar Edi Ramës, publikisht, që në përgjigje të këtij vendimi fisnik të vendeve anëtare dhe të BE, të mos guxojë të provokojë partnerët, por të deklarojë menjëherë se ai heq dorë përfundimisht nga ligji i aministisë fiskale, kundër të cilit është shprehur hapur KE, janë shprehur qartë dhe vendet anëtare të BE-së, qoftë edhe me karrige bosh në takimin e tij të fundit.

Janë shprehur kundër edhe partnerët tanë jashtë BE-së. Janë shprehur kundër Dhomat e Tregtisë së SHBA, Gjermanisë, Francës, Turqisë dhe ato shqiptare.
Edi Rama duhet të kuptojë se problemi më madhor që vendet anëtare kanë me Shqipërinë është kriminaliteti dhe eksportimi i tij në vendet e tjera, legalizimi i parave të krimit të shqiptarëve është mesazhi më i keq që u dërgohet këtyre vendeve dhe një inkurajim shumë i madh për organizatat kriminale shqiptare,” tha Berisha.

Read Previous

Berisha prezanton Sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD

Read Next

Hapja e negociatave, maratona e radhës drejt BE-së