Berisha për formulën e zgjedhjes së Presidentit të ri: Me zarf, njësoj si Kodi i Mafies

 Gazeta Kumtari 

Sali Berisha ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe formulën që do të përdorë mazhoranca.

Sipas tij, shpallja e Presidentit do të bëhet me zarf të fshehtë, njësoj si Kodi i Mafies.

“Konferenca është më e gjerë sesa kryetarët e grupeve. Kështu se paraqiten në konferencë dhe shprehin qëndrimin e tyre nuk ka ndonjë…Edi Rama e shpalli zgjedhjen e presidentit në Kodin e Mafies.

E dëgjuat vetë. Cili është kodi i mafies, plumbi në zarf. Nuk do të ketë plumb, por do të jenë tre emra.

Fut në zarf sekret tre emra. A mundet një forcë demokratike të pranojë praktika mafioze. Kurrë nuk i pranon”, u shpreh Berisha.

Read Previous

Misteri i qytezës së vogël: 103 raste me kancer, tek njerëzit që ndoqën të njëjtën shkollë të mesme

Read Next

Rama nga Azerbajxhani: Po diskutojmë për ndërtimin e një rafinerie të re gazi