Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Duke përshëndetur qytetarët të cilët ju përgjigjën mbrëmjen e sotme thirrjes së opozitës para parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se beteja do të vazhdojë.
Duke komentuar mbylljen e seancës parlamentare, Berisha tha se, deputetët socialistë u detyruan të lënë parlamentin dhe të largohen, sepse e vërteta është se janë shumë më afër me bandat dhe krimin se sa me tempullin e demokracisë.
Fjala e kreut të PD, Sali Berisha tek selia blu:
Parlamenti dëshmoi se çfarë përfaqëson sonte.
Kjo betejë do të vazhdojë, do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës.
Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!