Manjani: Nga ato 1 milionë shuplakat e 2013-ës, 700 000 kanë ikur nga vendi

Nga Ylli Manjani

Ka të dhëna indirekte llogjike dhe të besueshme se popullsia që jeton në Shqipëri është diku te 2.1 milionë banorë.‼️

Në censusin e 2011 numëroheshin 2.8 milionë banorë.

Ndërkohë shtetas shqiptarë të regjistruar në gjendjen civile janë gati 4.4 milionë banorë.

Dmth, në Shqipërinë e sotme jetojnë pak më pak se gysma e popullsisë.‼️‼️‼️

Ky është alarm kombëtar.

Shpopullim kaq i tmerrshëm i territorit si ky nuk ka njohur asnjë komb apo shtet.

Ç’kuptim ka shteti, territori i të cilit braktiset në shumicë nga banorët e tij?!

Të gjithë ikin ndërkohë politika shpopulluese çimentohet. Shqiptarët ikin nga politika në vendin e tyre. Pavarësisht definicioneve legale, ata janë emigrantë politikë, sepse politika është arsyeja e largimit.

Dmth, nga ato 1 milionë shuplakat e 2013-ës ,700 000 kanë ikur nga vendi.

Ja ky është fakti flagrant që shqiptarët ikin nga politika e vendit të tyre.

Në këtë realitet shkombëtarizues të krenohesh se ke bërë reforma, do të thotë ose je psikopat, ose i ligë.

Ky quhet literalisht shtetshkatërrim dhe, pa asnjë lidhje me shtetformimin.

Në asnjë rast ky realitet nuk quhet sukses qeverisës. As sukses politik.

Read Previous

Të shtëna mes gjimnazistëve në Laç, plagoset 15 vjeçari

Read Next

Berisha në fund të protestës: Beteja do të vazhdojë