Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Po i bën shërbimin e fundit Ramës, fole njëlloj si McGonigal me fustan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores Yuri Kim, pas një intervistë të dhënë nga kjo e fundit, për korrespondentin e Zërit të Amerikës në Shkodër. ‘Po i bën shërbimin e fundit Ramës, foli si McGonigal me fustan’, shkruan kryedemokrati, Sali Berisha.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Përgjigje zj. Yuri Kim.

Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me dekleratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fshehë aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.

Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.

Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë.

Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë! #sb #BashkëFitojmë

Read Previous

Përse e lëshuan nervat Skënder Gjinushin?

Read Next

Donald Trump nën arrest, çfarë do të ndodhë në seancën e sotme