Berisha: Basha po shkëput PD nga vlerat e djathta. Pse nuk flet për prindi 1 dhe prind 2

Në “Foltoren” e sotme në Lushnjë, ndër të tjera Berisha foli edhe për ndryshimet në ligjin e adoptimit, duke thënë se adoptimi nga një individ i vetëm “i hap rrugë trafikimit të fëmijëve”.

Çfarë vlere ka kjo që të quash prindi 1 dhe prindi 2? Po zhvlerësohet familja. Mirë Rama e dimë kush është, po Basha pse nuk flet? Kjo sepse nuk guxon. Soros synoi të shkatërroi PD-në, ne do të rindërtojmë forcën konservatore shqiptare më të fortë se kurrë, bazuar në interesin kombëtar, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk po pyetet për vlerat e shqiptarëve, por po bazohen në ateizëm, duke lejuar adoptime në individ të vetëm, që i hapet rruga trafikimit të fëmijëve.

Basha po e shkëput PD-në nga vlerat e saj të djathta dhe po e bën të majtë, PD ka injoruar në mënyrë absurde rolin vendimtar të grave në shoqërinë tonë, mundin dhe diskriminimin e tyre të madh, që iu bëhet sot”, u shpreh Berisha.

Read Previous

Kultura Chaco

Read Next

“Sindromi i Havanës”, emërohen zyrtarët që do të koordinojnë reagimin e Uashingtonit