Berisha: Basha i zëvendësoi parimet dhe vlerat konservatore me pazare me qeverinë

Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së hodhi akuza ndaj Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit, parimet dhe vlerat konservatore i zëvendësoi me pazaret dhe bizneset me qeverinë.

Sali Berisha: Foltorja ishte një rrugë që na u imponua. Kjo rrugë jetike dhe shpëtimtare për ne, na u imponua sepse ne në 8 vite po kalojmë nga disfata në disfatë, nga zhgënjimi, të gjitha këto për shkak të një udhëheqësi të papërgjegjshëm si Lulzim Basha. Parimet dhe vlerat konservatore i zëvendësoi me pazaret dhe bizneset me qeverinë, i cili së fundmi përfundoi i ngërthyer nga të gjitha anët. Shkelmoi sovranitetin e PD-së. Filloi pazaret me narkoqeverinë dhe votoi borxhet. 

Read Previous

Të vetmuar po vdesim të gjithë

Read Next

Xhudistja kosovare siguron medalje evropiane, kalon në finale të Kampionatit Evropian