Berisha: 1 km rrugë në aksin Ibë-Farkë, Rama e ndërtoi me 30 mln euro

Sali Berisha, kryetar i PD, tha sot gjatë një takimi me fermerët e Belshit, se 1 km rrugë në aksin Ibë-Farkë, Qeveria e Edi Ramës, e ndërtoi me 30 mln euro.

“Nëse në Europë rruga ndërtohet në fushë me 2.3 mln euro, këta e ndërtojnë me 21 milionë euro.

Nëse shkoni në Tiranë, nga Iba në Farkë autostrada ishte e papërfunduar, 7 km ishte. E gjithë rruga ishte kontraktuar me 255 milionë euro. Kur e dorëzuam pushtetin kishte përfunduar tuneli dhe 20 km nga tuneli në Elbasan. Kishin mbetur 5 km. Sa shkoi rruga? Nga 255 mln, kërciti në 430 mln euro për ato 7 km rrugë dhe 1 km rrugë aty shkoi 30 mln euro, vetëm e vetëm vidh pafund.

Aktor-i i ka hedhur në gjyq se i ka parë çfarë janë këta dhe do marrë ua garantoj nja 15 milionë euro dhe ua merr ju, nga taksat, sepse ju në çdo gotë uji, në çdo kafshatë buke, ju paguani TVSH-në. Ndaj dhe ka një thirrje të brendshme, të kujtohemi për veten tonë, t’i dalim zot vetes tonë, nuk jemi në për t’u nëpërkëmbur në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Read Previous

Divjaka në flakë, deputetja e PD: Asnjë lëvizje nga zjarrëfikësit

Read Next

Berisha ligji 7501: E di që s’ka qenë i drejtë, do duhej ndryshuar