Belind Këlliçi ‘zhyt’ në gropë fushatën e Ramës

Në fillim të fushatës elektorale, Kryeministri Rama premtoi se partia e tij do të bënte fushatë pozitive, sidomos në Tiranë, gjë të cilën duket se e ka harruar.

Nuk është gjë e re mosmbajtja e premtimeve nga ky njeri.

Pasi fshehu kandidatët e tij për kryebashkiakë pas çitjaneve të tij nëpër tabelat e reklamave, është detyruar të ndjekë me vëmendje premtimet e kandidatit të opozitës për Tiranën dhe i sulmon ato në çdo fshat të Shqipërisë.

Shkon në Kavajë sulmon Këlliçin, shkon në Rrogozhin ashtu, shkon në Kamëz bën të njëjtën gjë.

Premtimi i Këlliçit për autobus falas, për hapjen e nënkalimit te Sheshi Skënderbej, ulja e tarifave dhe taksave vendore për Bashkinë Tiranë e ka shfazuar kryeministrin e vendit.

Sot nga Kamza ai ka sulmuar sërish zgjidhjen e thjeshtë që Këlliçi ka propozuar për nënkalimin te sheshi, zgjidhje e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në shfryrjen e trafikut në qendër të Tiranës.

Edi Rama dhe Erion Veliaj qendrën e Tiranës e kanë parë si gropë për të nxjerrë flori nga lejet e kullave dhe jo si mundësi për t’u lehtësuar jetën qytetarëve.

Është dukshëm i shqetësuar nga një kandidat që u flet shumicës së qytetarëve me programin dhe premtimet e tij për Tiranën dhe nuk u drejtohet vetëm një grupi interesi (ndërtuesve) siç bën Rama dhe Veliaj.

Kësaj i thonë, të nisësh fushatën me premtimin për të qenë pozitiv dhe të përfundosh nëpër gropa rrugës./Syri.net

 

Read Previous

Petrit Vasili: Masakra dhe hajvanllëku 20-vjeçar Rama-Veliaj me Tiranën

Read Next

Wall Street Journal godet kandidaturën e Bidenit: Gabim historik, veprim i rrezikshëm