Basha u përgjigjet akuzave: Sajesa të fabrikuara për interesa personale, mandati i Këlliçit ka mbaruar

Kreu i Partisë Demokratike ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi ditën e sotme në Selinë Blu me grupin e punës për procesin e zgjedhjeve të kryetarit të ri të FRPD-së.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat se vendimi për zgjedhjet në strukturat drejtuese të Forumit Rinor të PD-së, është hakmarrje ndaj kreut aktual të forumit Belind Këlliçi, i cili iu bashkua “Foltores” së ish-kryeministrit Berisha.

Ndërkohë nëse vendi i kreut të FRPD-s është vakant prej dy vitesh, siç thotë Basha, kjo përgjegjësi po mbi atë vetë bie.

Më poshtë deklarata e plotë e Bashës:
“Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin. Ne kemi shumë sfida përpara por asgjë s’mund të pengojë PD-në që të zbatojë normat statutore të demokracisë, aq më pak interesat personale.”-
deklaroi Basha.

Read Previous

Grenell: Berisha është mik i amerikanëve

Read Next

Shqiptarët akoma vrasin njëri-tjetrin për lidhje dashuria që nuk i aprovon fisi dhe familja