Basha i friket votëbesimit nga anëtarësia si djalli temjanit

I pyetur nga gazetarët nëse kishte menduar ndonjëherë që të organizonte zgjedhje për të parë nëse do të kishte votëbesimin e demokratëve, Basha u përgjigj se ishte i vëndosur në misionin që sipas tij ia kanë besuar shumica e demokratëve.

Kreu i PD mohoi ta kishte çuar ndërmend diçka të tillë edhe pse kjo mund të jetë ajo që mund t’i japë fund krizës brenda demokratëve.

A nuk mendoni se dueht të shkoni në votëbesim për të zgjidhur këtë krizë?

Basha: Jam i vendosur në këtë mision se kështu më kanë besuar. Unë e di se ka njerëz që nuk më duan në krye të PD-së. Por këta janë pakica që jetojnë mbi gjakun e shumicës. Unë e di se thellë në zemrën tuaj ju gazetarët nuk doni të jeni pjesë e kësaj kaste.

Read Previous

Rama fundjavën duket se e ka ndarë për të bërë opozitë dhe pazarë

Read Next

Policia e Shtetit godet një aktivitet të pa ligjshëm të lojrave të fatit në Gjirokastër