Autobusi FALAS i zuri minjtë në çark

Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport publik falas ka zënë të papërgatitur rivalin e tij direkt, Veliajn, dhe bodigardët mediatikë të rilindjes.

E nisën në fillim ta anashkalojnë e ta bëjnë qesharak premtimin sikur ‘qe gjë, s’qe gjë’, por nuk ia dolën.

Vetë Veliaj në diskursin e tij e sulmon së paku dy-tre herë në ditë në daljet e tij. E detyrojnë sondazhet të ashpërsojë gjuhën, ky që tha se do bënte fushatë pozitiviste.

Nuk mjaftohet me kaq, tronditja është aq e madhe sa bodigardët mediatikë të rilindjes e kanë teme diskutimi në banaqet televizive në prime-time.

Kjo tregon se premtimi i Këlliçit i ka bindur edhe ata vetë që është i realizueshëm transporti publik modern dhe falas.

Ndaj ndihen të zënë si miu në çark dhe përpëliten me lloj-lloj hipotezash për t’i ulur efektin.

Ata nuk e kanë hallin te media, të ishte për kaq e kishin mbytur dhe e kishin zhvleftësuar sepse mediat i kanë nën kontroll shumicën. Jo. Halli janë sondazhet reale. Halli është se ky thotë kemi modernizuar autobusët dhe çdo ditë një autobus, ose shkakton aksident, ose merr flakë, duke rrezikuar jetën e dhjetëra udhëtarëve.

Kjo i nxjerr zbuluar dhe i fut në panik të thellë çdo ditë e më shumë.

Po të mos ishte i realizueshëm transporti falas këta s’do çanin kokë fare se ç’thotë Këlliçi.

Se janë po të njëjtët që nuk pyesin Veliajn e nuk rrëmojnë t’i paraqesin publikut fakte se ku i ka çuar paratë e taksës së përkohshme (anti kushtetuese) të arsimit.
Nuk rrëmojnë të pyesin se ku shkojnë paratë e çmimit të rritur të ujit në Tiranë.
Nuk rrëmojnë e nuk pyesin se ku shkojnë paratë e destinuara për inceneratorin…Por rrëmojnë të pyesin Këlliçin se ku do i gjej paratë për autobusin.

E dinë që janë paratë, ndaj edhe pyesin vazhdimisht ‘ku do i gjesh paratë’.

Po ajo që dinë më mirë këta është fakti se së paku 160-200 mijë qytetarë të Tiranës e kanë përkrahur Këlliçin për këtë premtim. Këtë e masin në sondazhet e tyre pa hile që bëjnë në terren.

Këta e dinë se mëngjesin e 14 majit, 200-mijë qytetarë do të shkojnë te kutia e votimit dhe do “grisin” biletën 40 lekshe të autobusit me duart e tyre, duke qarkuar emrin e Belindit në fletën e votimit.

Mos u çudisni sikur në ditët në vijim Veliaj të dalë të premtojë ajër të pastër (O2) falas në Tiranë.

Read Previous

Vullkani në Rusi kërcënon trafikun ajror ndërkombëtar

Read Next

Gjendja alarmante e të rinjve, 32% e 20-vjeçarëve, as në punë, as në shkollë