Vullkani në Rusi kërcënon trafikun ajror ndërkombëtar

Vullkan nënujor CChamorro/Shutterstock

Në lindje të gadishullit rus, Kamtshatka ka shpërthyer vullkani Shivelutç. Një re e fuqishme vullkanike lëviz në perëndim të vullkanit dhe çdo moment mund të ketë shpërthime të hirit deri në 15 kilometra lartësi .

Qendra ruse e Vëzhgimit të Vullkanëve, KVERT dha sot alarmin me sinjal të kuq për trafikun ajror pas shpërthimit të vullkanit në Gadishullin Kamtshatka. “Aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë pasoja për avionët ndërkombëtarë dhe ata që futurojnë ulët”, sipas KVERT. Reja vullkanike mbulon dy fshatrat Kljutshi dhe Kosyrevsk, 70 kilometra larg njëri-tjetrit. Rrezikohet trafiku ajror ndërkombëtar. Fluturimet mes Japonisë dhe SHBA-së mund të anulohen.

Read Previous

Çështje e re në Arbitrazh/ Koncesionari gjerman i Portit të Durrësit padit Shqipërinë

Read Next

Autobusi FALAS i zuri minjtë në çark