Asfalt elektoral në Berat/ Kandidati i ‘BF’ i ndalon, ndërhyn policia.

Një “përplasje” ka ndodhur pas mesnate në Berat, mes banorëve të fshatit Velabisht, kandidatit të opozitës për kryetar të bashkisë si dhe personave të panjohur që po tentonin të hidhnin asfalt elektoral.

Mësohet se kandidati Zija Ismaili është njoftuar për ngjarjen nga banorët dhe menjëherë ka shkuar në vend ku ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.

“Në njësinë administrative të Velabishtit, një nga njësitë më të mëdha në Berat. Po kthehesha nga një takim elektoral dhe më thonë që ka një denoncim nga qytetarët se në Velabisht ka ardhur një mjet pa targa që po hedh bitum. Është hera e dytë që e bëjmë këtë denoncim. Vijmë këtu bashkë me dy deputetët e qarkut të Berat. Nuk ka asnjë tabelë informuese për punimet në këtë rrugë, sipas ligjeve në fuqi.Tabela duhet të tregonte datën e fillimit të punimeve, përfundimin e punimeve, kush është firma që bën punimet. banorët janë shumë të irrituar pasi nuk ka transparencë për punimet që po bëhen.

Ne erdhëm menjëherë, ndaluam shoferin dhe i kërkuam të na thotë pse në këtë orë punime dhe në emër të kujt.
Më pas erdhën makina të shumta policie, oficerë të operacionales, civilë dhe të policisë së Shtetit”, tha Ismaili.

Read Previous

Varfëria në rritje, të papunët që kërkuan asistencë u shtuan 25% në vitin 2022

Read Next

Veliaj “kapet mat” duke gënjyer/ “Nuk shtrojmë dot rrugë prej Kodit Zgjedhor”