Veliaj “kapet mat” duke gënjyer/ “Nuk shtrojmë dot rrugë prej Kodit Zgjedhor”

Kreu aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Shëngjergjit, Bërzhitës, Krrabës, Zall Bastarit e Zall Herrit, nga ku ka premtuar se do të vazhdojë me projektet e tij, duke nisur nga shtrimi i rrugëve.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj është shprehur se punën do ta niste që nga ky moment, por për shkak se jemi në fushatë zgjedhore dhe Kodi Zgjedhor e ndalon një gjë të tillë, do të vazhdojë me projektet pas 14 majit.

Por Veliaj është “kapur mat”. Së fundi, në media dhe nga opozita janë denoncuar raste ku në shumë lagje si në kryeqytet po ashtu edhe në qytete të tjera po shtrohet asfalt elektoral.

Një gjë të tillë në kryeqytet e ka denoncuar vetë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, i cili pak ditë më parë tha se një fabrikë shet në mënyrë të paligjshme asfalt elektoral.

Po ashtu në shumë lagje të Tiranës janë shtruar rrugë në kohë fushate, ku duket qartë se është shkelur Kodi Zgjedhor dhe sot Veliaj u kap mat në një gënjeshtër.

“Projekti ynë për shtrimin e rrugëve do të vazhdojë, por për shkak të Kodit Zgjedhor, nuk na lejohet në periudhë fushate. Kemi një shans për ta çuar Tiranën përpara.  Sot kemi shumë punë, i kemi nisur, disa i kemi në gjysmë të rrugës. Duhet të vazhdojë unaza. Dhamë një premtim dhe thamë ne nuk do të vijmë më të kërkojmë vota nëse nuk e hapim tregun agroushqimor, siç e bëmë në Farkë. Treni duhet të vazhdojë dhe nuk duhet të ndalet. Në fushën tonë kanë mbetur dhe minuta”, tha Veliaj./CNA

Read Previous

Asfalt elektoral në Berat/ Kandidati i ‘BF’ i ndalon, ndërhyn policia.

Read Next

Belind Këlliçi-qytetarëve: Dilni votoni masivisht, ndryshimi në duart tuaja