Arrestohet një tjetër drejtues automjeti i droguar

Një tjetër drejtues automjeti i droguar ka rënë në prangat e policisë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të kontrolleve në akse të ndryshme rrugore në kryeqytet.

Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia informon se janë pezulluar 32 leje drejtimi për shpejtësi deri në 200 km/h. Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h.

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me gjobë:

184 drejtues mjetesh për përdorim celulari;

167 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;

133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve;

87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtese;

6 drejtues për gara shpejtësie.

Read Previous

MBI KËNGËN LABE

Read Next

Fshati i Rënkimeve