Arrestimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas arrestimeve të zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK, që akuzohen se kanë shkelur barazinë në tenderin e uniformave të policisë së shtetit.

Më poshtë postimi i ambasadores amerikane në Twitter:

“Mirë që shohim më shumë veprime të SPAK kundër korrupsionit.

Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njësoj si të vjedhës të gjithë qytetarët (përfshirë edhe qytetarët e Sh.B.A. taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë) për të “fryrë’ kuletat e vetes ose të “miqve”. Është një krim.”

Read Previous

Aborti

Read Next

Një arë me grurë e rrethuar nga pallatet, pronari refuzoi të shiste tokën