Një arë me grurë e rrethuar nga pallatet, pronari refuzoi të shiste tokën

Një fermer polak ka nisur të korrë arën e tij me grurë, e cila është e rrethuar nga blloqet e pallateve, pasi refuzoi ta shiste tokën te biznesmenët e ndërtimit.

Një video është bërë virale me Michal Myslowski, i cili ka korrur grurin me autokombajnë vetëm pak metra nga pallatet në Lublin të Polonisë.

Fermeri është shprehur se banorët nuk kanë asnjë shqetësim edhe pse në ballkonet e tyre shohin arën me grurë, madje e vlerësojnë atë. “Njerëzit nuk shqetësohen. Ata e kuptojnë që unë kam punë për të bërë”, ka thënë Myslowski për një medie polake.

“Nuk na shqetëson aspak, përkundrazi. Ne kemi një pamje të këndshme në ballkonet tona. Më mirë grurë sesa një bllok tjetër pallatesh”, ka thënë një banor që jeton në pallatet aty pranë. /A2/

Read Previous

Arrestimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Kim

Read Next

26-vjetori i masakrës në Srebrenicë/ Borrell-Varhelyi: Në Evropë s’ka vend për mohim të gjenocidit!