Arjan Çani: Basha nuk do ta njohë mbledhjen e kuvendit!

Gazetari Arjan Çani thotë se debati i hapur në PD e ka zhvendosur të gjithë vëmendjen mbi të, duke lënë në hije pushtetin. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Çani tha se debati brenda partisë është diçka normale, ndërsa parashikoi se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar edhe nëse mblidhen firmat.

“Kjo që po shohim është një lloj loje televizive shumë interesante. Pushteti vazhdon e bën punët e veta. Askush nuk i ka më prozhektorët të fokusuar te pushteti. Jam dakord që debati i hapur është gjë e mirë. Pesha e fjalës së Berishës është më e madhe. Doktori i vuri vulën, ai konfirmoi se Patozi dhe Jozefina kishin të drejtë. Tha jam i vonuar, kërkoj ndjesë. Nuk po ndodh asgjë e re. Po ndodhin gjëra normale që deri dje ishin tabu. Doktori ka të drejtë që sillet kështu, Basha ka të drejtë që nuk ikën. Por kjo nuk ka shumë rëndësi.

Problemi është a do ta njohë PD kuvendin nëse mblidhet? Unë them se jo. Për mua të komentosh të kaluarën është kohë e humbur. Këta po luftojmë me një superstar. Nga kjo betejë e opozitës, i afron ditët për të ardhur në pushtet. Nëse çahet, vazhdon kalvar i gjatë”, tha Çani. /tpz.al

/kumtari.al/

Read Previous

Jozefina Topalli: Nesër do të jem në “foltoren” e Berishës në Shkodër

Read Next

Emil Krebs – gjeniu poliglot që dinte shqipen