Alfred Peza: Taulant Balla vinte në resort më shpesh se pronari

Drejtori i medias “Panorama”, Alfred Peza në një komunikim për mediat tha se ndërhyrja në ‘Prestige Resort’ është totalisht e paligjshme.

Më tej theksoi se figura të njohura kanë qenë të pranishme në këtë resort, madje resorti ka pritur edhe afganët, ku edhe vetë kryeministri Edi Rama ka qenë e pranishëm. Ai tha se Taulant Balla vinte më shpesh se pronari.

“Këto pamje po bëjnë xhiron e rrjetit dhe është reklama më e keqe që mund t’i bëhet Shqipërisë. Nevoja më e madhe dhe ulëritësë që ka pasur Shqipëria ka qenë imazhi. Por të arrish të prodhosh imazhe të tilla me bekimin e mazhorancës, dhe këto t’ia shpërndash gjithë botës në kulmin e sezonit aty, është një çmenduri. Është arritje e madhe në fakt sepse Rama hyri në politikë duhet shembur kioskat dhe tani në resorte me pesë yje. Është një ironi e hidhur, por duhet të jesh këtu që këtë kuptosh këtë metamorfozë të këtij kapërcimi aspak pozitiv”.

“Më parë janë dhënë edhe fotot ku ka qenë kryeministri i Shqipërisë. Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot. Të gjithë janë për zbatimin e ligjit, por kur ky resort është me leje dhe shkatërrohet në mes të ditës me urdhër politik pa zbatuar as një ligj. Kur kjo i ndodh pronarit të këtij resorti, gjithkush nga qytetarët shqiptarë sot duhet ë ndjehet më i frikësuar sa sa dje”, tha Peza.

Ndërkohë mediat kanë publikuar një dokument që sipas tyre provon që projekti për ndërtimin e këtij resorti është miratuar konform ligjeve. Ajo që e bën dhe më të rëndë është fakti që leja është firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.

Kurse Drejtori i Përgjithshëm i News 24, Robert Rakipllari deklaroi për herë të parë një situatë të paprecedentë, se kryeministri Edi Rama i kishte bërë ultimatum këtij televizioni që të largohej nga godina.

Në një bisedë në studion e News24’, ku në të njëjtën kohë po shemben dy pishina në ‘Prestige Resort’ në Golem, në pronësi të “Hysenbelliu Group”, Rakipllari tha se shkresa e dërguar nga Rama ishte ultimatum që televizioni të largohej nga godina ku qëndron prej 20 vitesh dhe që ka bërë investime moderne, deri në datë 25 korrik.

Read Previous

Reagon Ministria e Brendshme për aksionin te “Prestig Resort”: Ka ndërtime të paligjshme

Read Next

Zhduket 17-vjeçarja në Durrës/ E ëma denoncon në polici