Albin Kurti kujton 2 korrikun 1990

Albin Kurti kujton atdhetarin artist dhe deputetin e shquar, Adem Mikullovci, pas vdekjes,  në një status në FaceBook.

“Para 31 vitesh, nën rrethimin e hekurt të tankeve e autoblindave të regjimit të Serbisë, triumfoi vullneti i lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë.

Para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, 111 delegatë miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e pavarur, si pararendëse e Republikës së parë të Kosovës.

Nënshkrimi i kësaj deklarate, nga 114 delegatë, shprehte kërkesën e kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje politike në ish Jugosllavi.
Sot kujtojmë veprën e guximshme të delegatëve nënshkrues, që i mveshi ata me petkun e lavdisë së përjetshme.

Në këtë 2 korrik të parë pa të, kujtojmë atdhedashësin artist, Adem Mikullovci, deputet i të dy republikave të Kosovës: asaj të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, dhe të 17 shkurtit 2008.

Shëmbëlltyra e tyre, udhërrefyes për ne.”, shkruan Kurti në rrjetin social.

Read Previous

Reagon Gazmend Bardhi për vendimin e GJK për Teatrin Kombëtar

Read Next

Djali i Ilir Shaqirit në festivalin prestigjoz “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”