Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Djali i Ilir Shaqirit, Korabi, duket se po ecën në gjurmët e të atit.
Nëpërmje një statusi në rrjetin social, Korabi njofton ndjekësit se është përzgjedhur nga juria një vepër nga Kosova, e tija, e cila do ta përmbyllë Finalen e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021, KLKNEWMUSIC – SAKRARIUM.
Ndërkohë, Iliri e uron po ashtu në rrjetin social, “Urime bir”, duke shpërndarë postimin e të birit.
“Këtë Të dashur miq, kam kënaqësinë të ndajë me ju një lajm të mirë!
Para disa muajsh kam konkurruar në festivalin prestigjioz të muzikës artistike “SAKRARIUM COMPOSERS COMPETITION”, në një konkurrencë të fortë mes qindra kompozitorësh nga e gjithë bota.
Në mesin e 9 veprave të kompozitorëve finalistë nga: Italia, Argjentina, Polonia, Koreja e Jugut, Australia, Siria, Spanja dhe Sllovenia , juria ka përzgjedhur edhe një vepër nga Kosova e cila do ta përmbyllë festivalin.
Finalja e Festivalit Ndërkombëtar të Kompozitorëve 2021, KLKNEWMUSIC – SAKRARIUM – Muzika e shenjtë e kohës sonë, do të mbahet në qytetin Liviv të Ukrainës, me datën 9 korrik, 2021, duke filluar në orën 19:00.
Vepra ime, I MIRI I MOTRËS (Sister’s beloved brother), ngërthen në vete elemente burimore të traditës shqiptare dhe do të interpretohet në gjuhën angleze nga mexosopranoja ukraniase Liliia Nikitchuk, kori i përzier dhe orkestra simfonike KLK, nën dirigjimin e mjeshtrit Ferdinando Nazzaro nga Italia.”, shkruan Korabi në postimin e tij në FaceBook.