Akuzat e Kokalarit për Këlliçin/ Berisha: Në çdo proces ka lobim, as mua s’më pëlqen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar akuzat brenda grupit që e ka mbështur pas votimeve për kryesinë e re.

Me disa reagime publike në rrjetet sociale, Evi Kokalari ka akuzuar Belind Këlliçin për “orientim vote dhe lloj manipulimi të vullnetit të lirë”.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në një konferencë për mediat këtë të Premte, Berisha tha se në çdo lloj procesi zgjedhor në partitë demokratike ka lobing. Kreu i PD-së u shpreh se vetë atij nuk i pëlqen kjo gjë, por shtoi se nuk mund ta ndalojë dot.

“Lobimi është një problem në çdo proces zgjedhur dhe vetëkuptohet që si kryetar partie është një proces për mua shumë i papëlqyeshëm. Por të garantoj kudo që unë kam parë votime në partitë demokratike kam parë dhe lobime. Kjo është e vërteta. Nuk ka patur proces më transparent se sa zgjedhja e kryesisë, po kaq transparent do jetë dhe zgjedhja e nënkryetarëve, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve të PD-së. Lobimi s’më pëlqen, por të them që mund ta ndaloj me gjithë dëshirën që do të kisha, e konsideroj të pamundur. Bëj thirrje që secili të ndikojë i pandikuar, në përputhje me ndërgjegjen e tij”, tha Berisha./boldnews

Read Previous

“Ekzekutim për së dyti”/ Berisha për refuzimin e rezolutës për Srebrenicën nga Rama

Read Next

SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg për ish-kreun e Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe