SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg për ish-kreun e Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe

Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Ndërkohë akuza kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-nënkryetarin Gentjan Nushin dhe përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të 2021-shit dhe është ulur në bankën e të akuzuarit me 21 të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin 24 milionë lekë për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën EuroAlb shpk që kishte sjellë ofertën më të lartë. Punimet, fitimet dhe punën, kjo firmë i ndau me një kompani tjetër të biznesmenit Ibrahim Lami, mik me Tushen dhe me lidhje familjare me biznesmenin që fitoi tenderin, Bujar Muratin.

Prokuroria e Posaçme e vë në akuzë ish-kryebashkiakun për 3 tendera fiktiv, në të cilat fituesit ishin paracaktuar para se të shpallej procesin dhe kishin lidhje shoqërore me Fatos Tushen dhe stafin e bashkisë.

Read Previous

Akuzat e Kokalarit për Këlliçin/ Berisha: Në çdo proces ka lobim, as mua s’më pëlqen

Read Next

“Nuk shkuam në luftë, gënjeshtër!”/ Fituesit e ‘Eurovision’ në një intervistë: Nga shitja e kupës te planet e të ardhmes