Aksionet e Tesla bien pasi Musk pyet Twitter nëse duhet t’i shesë / Ndjekësit votojnë pro shitjes / Si do të veprojë Musk

Më shumë se 30 miliardë dollarë u fshinë nga vlera e tregut të Teslës të hënën pasi miliona ndjekës të Elon Musk në Twitter votuan në favor të shitjes së 10% të aksioneve të tij në kompani.

Aksionet e Tesla ranë me rreth 3% në mëngjes, sipas CNN.
Musk shkroi të shtunën në Twitter se do t’i lejonte përdoruesit e Twitter të vendosin nëse ai duhet të shesë 10% të 170.5 milionë aksioneve që zotëron në Tesla (TSLA). Verdikti i përdoruesve të Twitter: 58% e më shumë se 3.5 milionë votuesve kishin thënë “po” kur u mbyll sondazhi të dielën.

Ai shtoi se do të ndiqte rezultatin e sondazhit sido që të shkojë, por ende nuk ka njoftuar se çfarë do të bëjë më pas.

Read Previous

Covid-19 në vendin tonë / 11 humbje jete dhe 230 raste të reja

Read Next

A është e vërtetë që Grenell paguhet 100-usd nga Serbia për lobing, apo kjo është një fake news ‘Made in Albania’?