A është e vërtetë që Grenell paguhet 100-usd nga Serbia për lobing, apo kjo është një fake news ‘Made in Albania’?

Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) është një ligj i Shteteve të Bashkuara i miratuar në vitin 1938 që kërkon që agjentët që përfaqësojnë interesat e fuqive të huaja në një “kapacitet politik ose pothuajse politik” të zbulojnë marrëdhëniet e tyre me qeverinë e huaj dhe informacionin rreth aktiviteteve dhe financave të lidhura me to.

Qëllimi është të lehtësojë “vlerësimin nga qeveria dhe populli amerikan i deklaratave dhe aktiviteteve të personave të tillë”.

Ligji administrohet nga Njësia ‘FARA’ e Seksionit të Kundërzbulimit dhe Kontrollit të Eksportit (CES) në Divizionin e Sigurisë Kombëtare (NSD) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara.

Që nga viti 2007, Departamenti i Drejtësisë raportoi se kishte rreth 1700 lobistë që përfaqësonin më shumë se 100 vende përpara Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë Federale.

Ky akt u kërkua dhe u aprovua për t’u mbrojtur nga influenca në rritje e nazistëve gjërmanë.

Sot, kushdo që përfiton fonde nga entitete të huaja jo amerikanë dhe që nuk regjistrohet në Fara Act në Departamentin e Drejtësisë jo vetëm përfundon karrierën e tij/saj por edhe rrezikon të dënohet e burgoset, si ndodhi së fundmi me gjeneralin Flynn.

Dy kontratat më problematike të lobimit që pikërisht nuk u deklaruan në Fara Act e që kanë lidhje me Shqipërinë janë foto e realizuar e Edi Ramës me Presidentin Obama e organizuar në San Francisko nga grupimet LGBT të qytetit, ku Edi Rama u prezantua si partner i taksistit Bilal Shehu që kishte paguar për biletat dhe jo si politikan i huaj, ndaj edhe gjykata e New Jersey e denoi Bilal Shehun me burg.

Rasti i dytë, është foto e Lulzim Bashës me Presidentin Trump të organizuar nga ky i fundit në Wisconsis për të mbledhur foto për Guvernatorin Republikan Scott Walker, dhe hetimi federal që filloi në Departamentin e Drejtësisë Amerikane për deklarime jo të plota e të rreme nga lobisti amerikan Paul Manafort.

Ndaj, lajmet që po shfaqen së fundmi se Richard Grenell paguhet nga Serbia plot 100.000$ në muaj janë të pavërteta e tregojnë përshtjellimin e disave që prezenca e tij në Tiranë ka krijuar pas deklaratës së tij të disa ditëve më parë në lidhje me konfliktin Blinken-Berisha.

Më poshtë linku përkatës për të verifkuar se kush dhe sa para merr nga lobingu:

https://search.justice.gov

©kumtari.al

Read Previous

Aksionet e Tesla bien pasi Musk pyet Twitter nëse duhet t’i shesë / Ndjekësit votojnë pro shitjes / Si do të veprojë Musk

Read Next

Analizë nga DW / Pse nuk vjen fuqia punëtore e kualifikuar në Gjermani?