Aksident në Prrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me makinën dhe përmbyset

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin e rrugës kombëtar Prrenjas -Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Bushtricë” , ndërsa në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një kamion.

Si pasojë e përplasjes mes tyre, kamioni është përmbysur , ndërsa autovetura është shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i kamionit ka pësuar fraktura në krah, ndërsa drejtuesi i autoveturës lëndime të lehta.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Read Previous

Ushqimi është edhe marrëdhënie

Read Next

Ai është Ibrahimoviç dhe mbetet kampion, Milanit i tregon “zemrën”: pagesë fikse “simbolike” e bonus