Aksident me 3 të plagosur në Krujë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë.

Sipas njoftimit të policisë, 3 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasje mes dy makinash. Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mëngjesin e sotëm. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, ku automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Read Previous

Këlliçi: I bëj thirrje SPAK-ut të hetojë incineratorët

Read Next

Grupet shqipfolëse janë bërë lojtarë të mëdhenj në tregun e køkainës në Europë