Këlliçi: I bëj thirrje SPAK-ut të hetojë incineratorët

Kandidati për kryetar të Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj Erion Veliajt, ndërsa i ka bërë thirrje SPAK të hetojë. Sipas Këlliçit nëse përmendim emrin incenerator, thjeshtë kemi thanë Veliaj.

Deklarata e Këlliçit

Çfarë është incineratori i Tiranës, është Erion Veliaj i cili në mars të 2017 ka dhënë okay për incineratorin e Tiranës, i bëj thirrje SPAKU-t të hetojë. Email-i i parë dërguar nga Julia Muca te Klodian Zoto: Po ju nis faturën e Report Tv, se më tha Matilda që kanë kërkuar buxhet shtesë për zgjedhjet.

Kush kërkonte buxhet shtesë? Përgjigjja që kanë marrë nga Klodian Zoto është vetëm po, një faturë 10 mijë euro të cilat Erion Veliaj nëpërmjet incineratorit të Tiranës ia paguan Karlo Bolinos.

Meqë u shqetësua sot për Facebookun tim, a është shqetësuar ndonjëherë për ministrat e qeverisë? Nëse Bolino pretendon se unë gënjej le të më hedhë në gjyq, a është media e tij e paguar nga incinerator i Tiranës?! Si shpjegohet z.kryeministër që Klodian Zoto të cilin ju e lavdëruat është në kërkim ndërkombëtar, na e sillni këtu që të pendoheni për këtë arritje që nuk ekziston. Pse kur incineratori qenka kaq i domosdoshëm pse e keni shpallur në kërkim ndërkombëtar?

Përgjigjet janë të gjitha të qarta, afera e incineratorit po mbahet peng, nëse i shkohet deri në fund aty del Erion Veliaj, po mund të dalësh dhe ti kryeministër.

Si ka mundësi që këta shqetësohen se unë bëj reklamë në Facebook. E lajmëroj Bolinon dhe Ramën që do t’i bëj publike të gjitha burimet e fushatës sime, uroj që dhe Veliaj t’i bëjë publike mjetet financiare. Më 14 maj qytetarët e Tiranës do t’i japin përgjigjen e merituar Erion Veliajt dhe Bolinos.

Read Previous

Ndryshojnë rregullat/ Shoferët e rinj nuk mund të ngasin të gjitha makinat

Read Next

Aksident me 3 të plagosur në Krujë