Afera e Portit të Durrësit/ Komisioni Europian anulon grantin 2 mln euro

Komisioni Europian është pozicionuar kundër koncesionit korruptiv të qeverisë së Edi Ramës në lidhje me Portin e Durrësit dhe ndërtimin e Marina Dubai.

Në përgjigjen kthyer kërkesës së dërguar nga deputetët e opozitës për shkeljen e MSA-së dhe standarteve të Bashkimit Europian, KE ka njoftuar se ka anuluar grantin prej 2 milionë eurosh nga Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Komisionerit të Zgjerimit Oliver  Várhelyi, të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit duke pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Komisioni Europian ka anuluar grantin prej 2 milionë eurosh nga Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Portin e Durrësit.  Komisioneri i Zgjerimit, Oliver  Várhelyi, ka theksuar se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit duke pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian./Syri.net

Read Previous

Meta: Ish-zyrtari i FBI-së më shumë se 4 vizita në Shqipëri

Read Next

Vaji i ullirit, kontrabandë drejt Italisë si droga/ Sekuestrohen 3 tonë në Brindisi