Abbas ibn Firnas, “aviatori i parë” në historinë e njerëzimit!

Abbas Ibn Firnas (810–887) është i njohur për përpjekjen e tij për fluturimin njerëzor, por ka edhe shumë arritje të tjera prej tij.

Ai ishte një astronom i cili ndërtoi një planetar mekanik me planetë rrotullues. Studioi pajisjet mekanike dhe orët. Tregoi gjithashtu interes të lartë për kristalet, kuarcin dhe rërën. Ky interes do ta çonte atë në formimin e xhamit prej rërës së shkrirë, duke i prezantuar kështu njerëzve, gotat Andaluziane të pijeve.

Ai eksperimentoi me lentet dhe cilësitë e tyre të zmadhimit dhe çdo gjë tjetër që erdhi nga xhami.

Ibn Firna tentoi një provë për të fluturuar. Ai ndërtoi një palë krahë nga mëndafshi dhe druri dhe kishte qepur pupla të vërteta shpendësh.
U hodh nga një shkëmb dhe qëndroi në ajër për një periudhë të konsiderueshme kohe.
Shumë dëshmitarë kanë thënë se duhej të kenë qenë gati 10 minuta.

Vetëm në 1853 Sir George Cayley do të ndërtonte avionin e parë modern të bazuar në një kuptim themelor të teorisë aerodinamike, i cili kaloi në qytetin Yorkshire të Anglisë, gati 1000 vjet pas përpjekjes së parë nga Abbas Ibn Firnas në 875.

Në vitin 1976, në njohjen e arritjeve të Abbas ibn Firnas, Grupi i Punës për Nomenklaturën e Sistemit Planetar (IAU / WGPSN) quajti një krater hëne Ibn Firnas në nder të tij.

Profesori i njohur i Universiteti Princeton Philip Hitti thotë për Ibn Firnas se, “ai ishte njeriu i parë në histori që bëri një përpjekje shkencore për të fluturuar”. /kumtari.al/

(Ref. Philip Hitti, History of the Arabs, John H. Lienhard, Professor Emeritus of Mechanical Engineering and History at the University of Houston.)

Read Previous

Coca-Cola 1936

Read Next

Kam njohur sy- o, ata sy!