A i lau duart Rama me këtë deklaratë publike përkundrejt abuzimeve që ndodhin me çmimet në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë lidhur me krizën energjetike, të cilën e konsideron një tjetër fatkeqësi natyrore.

“Vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë.

Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish.

Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë.

Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia.

Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje.” – ka thënë Rama.

Kryeministri paralajmëron se si pasojë e kësaj krize, mund të përballemi me çmime marramendëse.

“Ritmet e larta të rimëkëmbjes nga pandemia dhe nevoja e tejrritur për energji, e kanë rritur çmimin e gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80%, ndërkohë që çmimi i naftës ka kërcyer lart, nga rreth 60$ për fuçi në Gusht të 2021, tek rreth 80$ në momentin që flasim dhe sipas projeksioneve të sotme, çmimi mund të arrijë në $100 për fuçi deri në fund të vitit.”

A i lau duart Rama me këtë deklaratë publike përkundrejt abuzimeve që do të ndodhin me çmimet në Shqipëri duke filluar nga nesër.

Ne e kemi parë rast pas rasti se, këtu një institucion shtetëror që është përgjegjës për kontrollin e konkurencës dhe abuzimit me çmimet është tejet inekzistent dhe në të shumtën e rasteve mbron abuzuesit.

Rasti më i fundit ka qenë mbrojtja që ky autoritet i ka bërë grosistëve të tregtimit të miellit.

Raste të tjera si ato të kompanive telefonike, të policave të sigurimit, karburanteve etj, të cilat rrisin çmimet në mënyra tejet abuzive dhe të pa arsyeshme, nuk janë çuar para përgjegjësisë kurrë.

Shteti shqiptar, nëpunësit e tij, abuzojnë me një term “çmimet i vendos tregu”, shteti nuk ndërhyn dot.

Kjo është një pekulim sa i përket rastit të Shqipërisë, pasi minimalisht shteti duhet të luajë rolin e rregullatorit në treg. Jo të rrijë si spektator.

Nëse kryeministri tha se do të kujdeset për shtresat në nevoj gjatë krizës energjitike që po vjen, pyetja që shtrohet është: – përse qeveria nuk ul taksat që u vendos kompanive hidrokarbure? Nëse u ulet taksa atyre kjo do të përkthehet në ulje të çmimit.

Përse Kosova dhe Maqedonia e Veriut e kanë çmimin e karburantit shumë herë më të lirë se Shqipëria?

Si ka mundësi që vende si ato ku nuk kanë asnjë litër naftë në nëntokën e tyre, çmimi i karburantit për qytetarët është më i lirë se në Shqipëri, nëntoka e së cilës është e pasur me hidrokarbure.

A mos është deklarata e sotme “urgjente” e Ramës larje duarsh me abuzimet që do të ndodhin me çmimet duke fulluar që nga nesër?

Me shumë gjasa po, pasi Kryeministri i Italisë dhe i Greqisë, vende të cilat i përmendi Rama, nuk rezulton të kenë dalë akoma në konferenca urgjente për ditë të diel. /kumtari.al/ 

Read Previous

Shpërthim në një xhami në Kabul/ Raportohet për viktima

Read Next

Kriza energjetike e Evropës po vjen edhe për pjesën tjetër të botës