A e ka shkarkuar Basha Kryeredaktorin e RD-s, apo thjesht i ka ndërruar “bravën”- fjalëkalimin?

Në ditët e para të përplasjes Berisha – Basha, Rilindja Demokratike, organi zyrtar i PD mbante një qëndrim të ekuilibruar editorial në pasqyrimin e palëve “ndërluftuese” brenda PD.

Por nga një vëzhgim që ka bërë Kumtari rezulton se, në momentin që Basha ndërroi gjuhën e komunikimit, nga lëvdata pa fund, në sharje që as Rama nuk i kishte adresuar në drejtim të Berishës, ndryshoi edhe linja editoriale e Rilindjes Demokratike.

Gazeta filloi të ashpërsojë goditjet në drejtim të ish liderit historik, Sali Berisha. Madje në të tani gjen vetëm editoriale të disa personave që njihen si “analistët e Lulit”.

Nuk dihet nëse Basha e ka sharkuar edhe Bledi Kasimin nga detyra e Kryeredaktorit të RD, siç bëri me këdo që i doli kundër, apo thjesht i ka ndryshuar “bravën” (passwordin) edhe gazetës siç bëri me bravat e selisë.

Por ajo që bie në sy është se Kasmi, i cili është pozicionuar dukshëm në krahun e Berishës, ka filluar të shpërndajë në Facebook një tjetër portal, të cilin mesa duket e ka hapur së fundi, “rd-news”. ©kumtari.al

Read Previous

Ushqimet që nuk duhet të hani për Vitin e Ri sipas dietologëve

Read Next

Vendlindja e një oqeani të ri