Policia ka rrethuar zonën e Brrylit në Tiranë, pasi në rrugën “Sitki Çiço” është gjetur një bombë artizanale e lidhur me telefon.
Bomba është gjetur në tokë, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ndonjë makinë ku mund të jetë vendosur. Në pjesën e përparme të pallatit ku u gjet bomba, ndodhet edhe redaksia e një gazete të përditshme.