Reflekton Tomor Alizoti: Mosqenia në “Foltore” po na kushton shumë

Një tjetër deputet i Partisë Demokratike del hapur në mbështetje të “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime për Syri.net konfirmojnë se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Alizoti është shprehur se ‘PD ndodhet në krizë’, ndërsa ka shtuar se ‘mosmarrja pjesë në ‘Foltore’ po sjell kosto për të zgjedhurit, pasi anëtarësia demokrate është e revoltuar me ta.

“PD ndodhet në krizë të thellë. Nuk mund të bëjmë sikur s’e shohim. Ne na ka kushtuar mosqenia në Foltore, se demokratët janë të revoltuar me ne. Duhet zgjidhur kjo krizë. Parita po vuan.

Pa u zgjidhur kjo krizë çdo diskutim tjetër s’ka vlerë”,- është shprehur Alizoti.

/syri.net/

Read Previous

Ministri i Jashtëm i Kinës tur vizitash në rajon

Read Next

Flamur Noka pas mbledhjes së grupit: Mbledhjen e Kuvendit të PD nuk mund ta ndalë askush