Ditën e diel u mbajtën zgjedhje lokale edhe në Maqedoninë e Veriut. Rezultatet nuk kanë dal ende, por bazuar në të dhënat në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, duket se në shumë komuna kanë fituar kandidatët e opozitës maqedonase, të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja.