Spanja festoi sot Ditën e saj kombëtare me anë të një një parade në Madrid.
Javier Barbancho raporton për Reuters se 2,656 ushtarë morën pjesë në një marshim së bashku me 115 automjete ushtarake, avionët e forcave ajrore u bënë pjesë e paradës përmes një fluturimi dhe një parashutist u shfaq me një flamur gjigant spanjoll.
Vitin e kaluar, parada u anulua për shkak të kufizimeve të Covid-19. Këtë vit, pjesëmarrësit mbanin maska, dhe forca ushtarake e shfaqur ishte rreth gjysma e asaj që marshoi në paradën para pandemisë 2019.