Nga Bislim Lanka
Lagje të pasurish në periferi të Tiranës. Surreale. Gati-gati distopike. Rregullsi perverse; asnjë mbeturinë, ndriçim fantastik, çdo gjë në vendin e vet, krejt si në skenat e filmave të Sorrentinos.
Vila numër X. Shfaqet një zonjë e gjatë rreth 1.70 dhe një qen sa gjysma e saj.
Afrohet te porta për të marrë porosinë. 6920 lekë, rreth 58 euro. Nga një nga restorantet më të shtrenjtë të Tiranës.
Porosinë e merr nga mbrapa portës. Paguan përmes hekurave.
Kthehet për nga qeni dhe me përkëdheli i drejtohet – “eldhi buka zemla e mamit!”.
Në sfond, nga salloni, dëgjohej zeri i gazetares që raportonte nga protesta për rritjen e çmimit të bukës.
Koka zien. Zemra sa s’del nga krahrori. Mllef, zemërim, urrejtje!
Tiranë, 06.10.2021