Për herë të parë Kryeministri Rama flet “pro” për bashkimin Shqipëri – Kosovë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, të gazetarit Arian Çani, Kryeministri Rama, pyetjes se, e pretendon ai të bëhet mbret, apo president i Shqipërisë dhe Kosovë së bashkuar, Rama e përjashtoi nga vetja, por tha që bashkimi është një aspiratë.

Është hera e parë që Rama pranon një projekt bashkimi, projekt për të cilin herë pas here ka ironizuar Kryeministrin e Kosovës Kurti, i cili e ka pjesë të diskursit të tij në mënyrë të vazhdueshme.

Në diskurin e tij publik Kryeministri Rama gjithmonë ka folur për një bashkim nën ombrellën e BE.

Nëse ai sonte nuk e përmendi bashkim nën BE, mos e ka fjalën për bashkim nën “Open Balkan”, por e artikuloi përgjysëm aspiratën?!

Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se si do ta shtjellojë Kryeministri Rama këtë tezë të cilën sapo e ka nisur.

Read Previous

Arrestohet ish-drejtori i RTSH Gëllçi

Read Next

Vila numër X. Shfaqet një zonjë e gjatë rreth 1.70 dhe një qen sa gjysma e saj.