Përflitet që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të jetë shakarkuar nga detyra.
Veliu ka qenë prurje e ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Është ende i paqartë shkaku i shkarkimit të tij, ndërsa kujtojmë se vetëm një ditë më parë në qytetin e Elbasanit u ekzekutuan me armë zjarri dy persona të përfolur si njerëz të botës së krimit.
I pyetur rreth kësaj ngjarje që pritet të kalojë jo në heshtje, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, por ka thënë se kjo gjë “do të merret vesh.
Gjithashtu përflitet se pasuesi i tij do të jetë Gledis Nano, aktualisht funksionar i Anti-Terrorit, të cilin e kanë me sy të mirë edhe Ambasadat në Shqipëri.