Dokumentar për jetën e Britney Spears / Këngëtarja nuk e aprovon

Së fundmi  ”Netflix” zbuloi se do të publikohet një dokumentar për jetën e këngëtares, Britney Spears.

Dokumentari do të titullohet  “Britney vs Spears” dhe kryesisht do të trajtojë kujdestarinë e saj dhe marrëdhënien me të atin, Jamie. Mirëpo, një burim ka treguar për ‘Page Six” se këngëtarja nuk është në dijeni për këtë dokumentar dhe nuk është dakord që të publikohet.Ky është një dokumentar tjetër i paautorizuar, pa bekimin ose pjesëmarrjen e saj”,u shpreh burimi, Nga ana tjetër,regjisorja , Erin Lee Carr, tha në një intervistë për” Los Angeles Times”, se ajo u përpoq të kontaktonte me Spears për projektin.Unë u përpoqa ta kontaktoja në mënyrë të vazhdueshme. Por më duhej ta pranoja se nuk kishte gjasa të ndodhte ndonjëherë”, tregoi Erin. Gjithashtu ajo zbuloi se  i dërgoi një letër Britney dhe shtoi se është e sigurt që ajo e ka lexuar, por sipas saj,ajo është aktualisht e fokusuar tek i fejuari.

Read Previous

Digjet kadastra e Durrësit

Read Next

Von der Leyen tur vizitash në Ballkanin Perëndimor/ Shqipëria ndalesa e parë