Von der Leyen tur vizitash në Ballkanin Perëndimor/ Shqipëria ndalesa e parë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen do të zhvilloj një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor. Sipas kabinetit të presidentes, ndalesa e saj e parë do të jetë në Shqipëri në 28 shtator dhe do te vijojë me një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Von der Leyen do e vazhdoj turin e saj të vizitave në Kosovë, në Malin e Zi dhe në Serbi në 29 shtator dhe do e përmbyll me Bosnjë Hercegovinën ne 30 shtator.

Kjo vizitë do të realizohet në kuadër të rikonfirmimit të perspektivës europiane të vendeve të rajonit.

Do të diskutohen çështje të planit ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor si dhe për asistencën shtatëvjeçare IPA III 2021-2027. Pjesë e axhendës do të jetë edhe diskutimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Read Previous

Dokumentar për jetën e Britney Spears / Këngëtarja nuk e aprovon

Read Next

Basha takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim