Kërkohet rinumërim votash në Kamëz, Tiranë e Dibër

Rezultati i zgjedhjeve lokale të së dielës në disa KZAZ të bashkive Kamëz, Tiranë dhe Dibër është ankimuar nga partia Lëvizja e Legalitetit.

Referuar dokumentacionit të dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PLL argumenton se në Dibër, një kuti e votimit ka qenë e dëmtuar gjatë transportit dhe kërkon numërimin e saj në KQZ.

Sa i përket Tiranës, sipas tyre rezulton një mospërputhje mes votave të dala në ekran dhe numrit të vendosur në procesverbal, ndaj edhe këtu kërkohet rinumërim.

Ndërkohë në Kamëz, PLL thotë se ka një përllogaritje të gabuar të rezultatit, duke bërë që të humbasin mandatin e tyre në këshillin bashkiak.

Read Previous

“Aleanca Doshi-Rama-Basha vodhi përdhunshëm bashkitë”/ Berisha: Komisionerët morën nga 10 mijë euro

Read Next

Vjedhja e votave në Elbasan/PD: Ja si votimi elektronik u kthye në vegël manipulimi