Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në orët e para të mëngjesit është hedhur në erë me tritol makina e kryetarit të Partisë Ddemokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Ky i fundit është zgjedhur kryetar i PD-së për Vaun e Dejës, pas zgjedhjeve të Rithemelimit, dhe ka qenë në krah të kandidatit Zef Hila për zgjedhjet e ardhshme të 14 Majit.
Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Burime bëjnë me dije se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së Ndrecës në momentin kur ka shpërthyer.
Nga veprimet e para hetimore të policisë rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi Bernard Ndreca ka hipur në automjet.
Vau i Dejës është një nga bashkitë e pakta ky opozita kandidon me dy emra. Nga Rithemelimi kandidon Zef Hila, i cili ka mbajtur dhe mandatin e deputetit, si dhe ka qenë më herët në krye të Bashkisë.
Dhe nga ana tjetër kandidon Klomentina Drini, e cila nuk ka marrë as mbështetjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, të propozuar në listë nga Grupi Alibeaj.