Këlliçi: Ja si i ngjiti shkallët e karrierës Veliaj

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi tha mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i ka ngjitur shkallët e karrierës në politikë me forcat e veta.

Ai tha në emisionin e Endri Xhafos se Veliaj i ka marrë postet dhuratë, ndëaj edhe pretendon se kryeministri Edi Rama tallet me të publikisht.

Sipas tij, kryebashkiaku socialist i detyrohet Ramës për karrierën politike.

“Rrugëtimi im në parti ka kaluar nga aktivist i thjeshtë deri në këtë fazë që jam aktualisht si kandidat për bashkinë. Ndërsa Veliaj i ka marrë të gjitha postet dhuratë dhe për këtë arsye Edi Rama e tall, i thotë lyej shkallët në orën 05:00 të mëngjesit, e le në një cep në takime të tjera. Të gjitha këto sepse Veliaj i detyrohet atij për karrierën politike. Me mua nuk ndodh kjo, kam takuar 8000 anëtar e simpatizantë partie në Primare”, theksoi Këlliçi.

Read Previous

Këlliçi në Njësinë 5/ Prezanton programin: Pallatet 50-vjeçare nuk do shemben!

Read Next

Hidhet në erë me tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës