Dorian Duçka konsiderohet nga mediat ndërkombëtare jo vetëm këshilltari hije i Edi Ramës, që lidh fijet me mega-skandalin e Charles McGonigal, por edhe si njeriu që e lidh Ramën edhe me emra të tjerë të korrupsionit ndërkombëtar.
Madje mediat e mëdha amerikane raportojnë se Dorian Duçka mund të jetë fija që lidh skandalin e Charles McGonigal me djalin e diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden.
Kujtojmë se opozita e ka akuzuar Yuri Kim se ka vepruar si McGonigal me fustan. Sipas saj, Kim jo vetëm nuk ka raportuar takimet e saj të dyshimta, por nuk e ka denoncuar këtë skandal te autoritetet amerikane, edhe pse kishte dijeni./syri.net