Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Shkon mbi 35 mijë numri i viktimave

Më shumë se 35,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmeteve që goditën vendet të hënën në orët e para të mëngjesit.

Përafërsisht 2,000 viktima të tjera janë raportuar nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë që nga ora 6 e mëngjesit, që do të thotë se 31,643 njerëz kanë humbur jetën në vend.

Në Siri, 3,553 njerëz janë raportuar të vdekur: 2,166 në rajonet e kontrolluara nga rebelët dhe 1,387 në zonat e kontrolluara nga qeveria, sipas Helmetave të Bardha dhe mediave shtetërore respektivisht.

Në total, 35,196 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Ndërkohë ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në rrënoja.

Read Previous

Stoltenberg do të largohet nga detyra në tetor

Read Next

Yuri Kim në “ndjekje” të Duçkës së Ramës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *