Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, denoncoi vjedhjen, sipas tij, të dhjetëra milionë euro të taksave të mundit dhe sakrificave të qytetarëve, në Landfillin e Sharrës.
Kreu i PL ka ndarë edhe videon e denoncimit të bërë nga deputetja Monika Kryemadhi, ku në pamje shihen momente nga puna.
Postimi i Metës
Në Landfillin e Sharrës, atje ku “Rilindja” vjedh papushim jo vetëm ditën, por edhe tërë natën dhjetëra milionë euro të taksave të mundit dhe sakrificave të qytetarëve!