Aksident i rëndë në Elbasan/ Furgoni përplaset me motorin, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Burime paraprake bëjnë të ditur se një furgon është përplasur me një motor.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve

Read Previous

Djalin e Peskov e thërrasin në ushtri. Ja cila ishte përgjigja e të riut

Read Next

Vendimi i qeverisë për “Paketën e Rezistencës Sociale”